Brahim Diaz më në fund është kthyer si protagonist me fanellën e Milanit. Fantazisti spanjoll ka hedhur pas shpine dëmtimin dhe pas disa ndeshjeve të mira ishte vendimtar në ndeshjen kundër Fiorentina, me golin e barazimit që gjithashtu më pas shërbeu për të dhënë fitoren në Firence.

Stefano Pioli e zhvendosi atë gjatë ndeshjes më në qendër, duke e hequr nga krahu i majtë dhe sepse kuptoi se nëse luan në rolin e fantazistit, Brahim mund të japë shumë.
Trajneri e shkëmbeu me Hakan Calhanoglu dhe Milan, gjithashtu falë hyrjes së Ismael Bennacer, ndryshoi ritmin, duke marrë tre pikë me rëndësi themelore për garën e Champions League.
Champions League që Brahim Diaz shpreson ta luajë si protagonist por me cilën fanellë?
Lojtari u bashkua me kuqezinjtë verën e kaluar me formulën e huazimit të thatë. Milani – siç thotë Gianluca Di Marzio – ishte përpjekur të bindte Brahim të transferohej në Milano, tashmë gjatë tregut të transferimeve të vitit 2019, por pa sukses.

Një vit më vonë, siç e dimë të gjithë, Maldini dhe Massara arritën ta mbyllnin marrëveshjen, duke mundur konkurrencën e rëndësishme nga Arsenali, i cili u përpoq ta bindte atë me Arteta, i cili e njeh mirë lojtarin ngaqë e kishte admiruar atë nga afër te City.
Sezoni i Brahim Diaz ka qenë pozitiv deri më tani. Spanjolli arriti të ishte gati kur u vu në pikëpyetje nga Pioli.

E qartë se ai ende duhet të rritet, veçanërisht përpara portës. Shumë pak janë dy gola dhe tre asist, por Brahim ishte një zëvendësues i shkëlqyeshëm për Hakan Calhanoglu.
Milan, siç u përmend, e mori lojtarin në huazim, por arriti, në negociata, një marrëveshje me Realin dhe lojtarin që të uleshin dhe të flisnin për këtë para se të mbaronte kampionati.
Duket e vështirë, deri më sot, të bësh parashikime, por është e qartë – duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy klubeve – që shumë do të varet nga lojtari, i cili nuk do të donte t’i thoshte lamtumirë përfundimisht Milanit.
Nuk mund të përjashtohet që palët përfundimisht të vendosin të rinovojnë huazimin për një vit shtesë.