Brahim Diaz i mahnitur nga Calhanoglu! Spanjolli e di dhe se duhet të përmirësohet

Goli i parë nuk harrohet kurrë! Në transfertën në Krotone, Brahim Diaz ka debutuar titullar dhe ka shënuar edhe rrjetën që siguroi rezultatin ndaj ekipit të ngjitur sivjet në Serie A!

Një emocion unik për talentin spanjoll, për të cilin Pioli foli me superlativa, por edhe në një farë mënyre i tregoi se duhet të bëjë më shumë.

Për mikrofonin e kanalit online kuqezi, në fund të ndeshjes kundër Crotone, numri “21” kuqezi dha disa deklarata:

“E rëndësishme është fitorja, 3 pikët që ne marrim në shtëpi. Padyshim që jam i lumtur për golin tim, duhet të vazhdoj kështu dhe duhet të përmirësohem.

Kam shënuar si një sulmues i vërtetë? Duhet të jesh atje që të shënosh! Topi arriti në këmbë pas një veprimi ekipor të shkëlqyeshëm, një presioni të madh. Duhej të shënoja dhe e bëra…”

“Calhanoglu është një lojtar i madh, ka cilësi të shkëlqyera: për mënyrën se si ai luan midis linjave dhe për mënyrën se si ai prek topi.

Shkoj mirë me këta lojtarë të mëdhenj, duke përfshirë edhe atë. Siç them gjithmonë, mund të përmirësohem në gjithçka. Seria A është shumë taktike dhe gjithashtu fizike. Po ndihem mirë, por duhet të përmirësohem”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu