Brahim Diaz dhe transferimi te Milani meritë e… karantinës! Sfidon Theon me bastin e tij

I intervistuar nga mikrofonët e Efe, Brahim Diaz kthehet të flasë për transferimin e tij te Milani: “Është e vërtetë që kam pasur oferta të tjera, por Milani është një klub shumë i madh dhe kishte në një seri fitoresh pas karantinës, duke hyrë në pozicionet evropiane. Në fund të fundit, është Milani, nuk e kam menduar dy herë sepse është një klub shumë i madh”.

Për ndeshjen e çmendur kundër Rio Ave: “Playoff i Europa League me Rio Ave? Ishte ndeshja më e gjatë që kam luajtur ndonjëherë (qesh). Në fund të fundit, ishte shumë e rëndësishme të kalonim raundin dhe të hynum në fazën e grupeve, sepse ne jemi Milani dhe duhet të qëndrojmë brenda Europës. Ekipet e mëdha – siç thuhet – duhet të fitojnë në çdo mënyrë.

Për kualifikimin në Ligën e Kampionëve: “Theo Hernandez tha se i lyej flokët me ngjyrat kuqezi nëse Milani kualifikohet në Champions? (Qesh). Nuk di çfarë të premtoj, do ta kopjoj dhe do të bëjmë një selfie!

Duhet të punojmë shumë pasi grupi është shumë i por edhe me disa lojtarë me përvojë që na ndihmojnë. Edhe unë flokët kuqezi… Pse jo? E shoqëroj Theo nëse është e nevojshme, nuk kam asnjë problem, edhe nëse jam më i ndrojtur se ai, këto gjëra atij i pëlqejnë më shumë (qesh).

Për Ibrahimovic: “Ai është një njeri i madh, që kur arrita më ka dhënë disa këshilla të shkëlqyera. Si lojtar ne tashmë e shohim se çfarë është në gjendje të bëjë. Zlatan vazhdon të bëjë një ndryshim në fushë”.

Rikthimi te U-21: “Një nder dhe një krenari të jem këtu. Babai im më tha se do të shkonte te U-21, unë as nuk e vura re sepse, edhe pse jam gjithmonë në vëzhgim, ishim në rrugën tonë dhe kam marrë mesazhin e tij. Da la Fuente më beson dhe të gjithë e shohim, ai më ka thërritur sa herë që kam vazhdimësi dhe më ka ftuar edhe në kategoritë e ulëta. Është kënaqësi ta shoh përsëri”.

Për golat ndaj Spanjës: “Unë kam avantazhin e të qenit në gjendje të luaj me të dyja këmbët dhe kështu shkoi. Shokët e skuadrës e bëjnë gjithçka më të lehtë dhe në fund isha unë që e vendosa ndeshjen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu