Bordeaux nuk lëshon, Maldini mendon planin B për Adli

Në pritje që të kompletohet edhe transferimi i Tiemoue Bakayoko nga Chelsea, Milani vazhdon punën për përforcime të tjera dhe duket se emri i Yacine Adli është më i pëlqyeri nga klubi kuqezi.

Vetëm 21 vjeç, mesfushori ka shkëlqyer sezonin e fundit me Bordeaux dhe mund të luajë në mesin e fushës, ose më pranë sulmit, duke qenë rival me Brahim Diaz për një vend në formacion.

Yacine Adli 2021 - Welcome to AC Milan ? - Amazing Skills & Goals | HD -  YouTube

Duke parë edhe moshën e tij të re, çka është një ndër kriteret që Maldini ndjek në merkato, sipas urdhrave të pronarëve të klubit, Adli është kthyer tashmë në objektiv parësor, por Milani synon të mos shpenzojë më shumë se 10 milionë euro.

Bordeaux kërkon 15 milionë, duke përfituar edhe nga fakti që Adli ka edhe 2 vite kontrate dhe me siguri një sezon tjetër në nivel të lartë do ta rriste vlerën e tij. Në mesjavë është zhvilluar një tjetër takim mes drejtuesve kuqezinj dhe agjentit të Adli, por duket se marrëveshja është ende larg, ndaj Milani po mendon edhe planin B, për ta lënë Adli edhe 6 muaj në Francë dhe për të tentuar mbylljen e marrëveshjes në janar, pikërisht kur Bennacer e Kessie do të marrin pjesë në Kupën e Afrikës.

Bordeaux duhet të vendosë dhe ndoshta deri në 31 gusht distanca prej 5 milionë eurosh mes ofertës e kërkesës do të zvogëlohet, por gjithsesi Milani ka pëlqimin e lojtarit dhe nuk ka ngut.

Sigurohen Florenci dhe Adli/ Milani gati të joshë Pjançin, Maldini punon  për t'ia rrëmbyer Juves

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu