Bonucci, çfarë mashtruesi! “Refuzova Man City për Milanin. Humba 1 vit aty dhe pastaj…”

Një eksperiencë te Milani që nuk mbahet mend për Leonardo Bonucci. Kalimi te kuqezinjte e mbrojtësit italian nuk ishte sigurisht një aventurë që la gjurmë…

Prandaj, sot ai është ndër lojtarët më të shënjestruar nga tifozët e Djallit.

Bonucci – i intervistuar nga ‘The Athletic’ – është kthyer të flasë për aventurën në Milano. Skuadra që ai zgjodhi pavarësisht interesimit të Manchester Cityt, sic zbulon…

“Unë kisha ëndërr të stervitesha nga Guardiola. Pesë vjet më parë u afrova shumë – zbulon mbrojtësi -, unë isha gati të transferohesha te Manchester City.

Ishim në detaje, por atëherë Juve nuk donte të më hiqte dhe ne vendosëm që të qëndroja. Kur shkova në Milano mund të kisha shkuar te City, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej të kishin shkuar sepse unë i kisha dhënë Milanit fjalën time”.

“Vitin e kaluar fola përsëri me Pep – vazhdon bianconero – ai më donte mua, por unë i thashë atij se Juventusi është shtëpia ime dhe se jam i lumtur që qëndroj këtu!

Doja të kompensoja terrenin e humbur duke shkuar te Milani për një sezon dhe të kthehesha në simbolin e Juventusit, është gjëja më emocionuese që mund të bëja në këtë moment në karrierën time”…

Qesharak ti thuash duket pak…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu