Bonera pozitiv me Covid-19, por ka edhe një lajm të mire te Milani!

Covid-19 përpara derbit të Madoninës është kryefjala e ditës! Duke numëruar orët deri në sfidën e të shtunës, natyrisht ankthi është që të mos dalin të infektuar të tjerë dhe të rritet lista…

E ndërsa Milani ka rikuperuar Ibrahimovic dhe Romagnoli, Gabbia është infektuar dhe ka përfunduar në izolim ashtu si Duarte prej më shumë se dy javësh.

Së fundmi, edhe pjestari i stafit teknik, ndihmësi i Stefano Piolit, Daniele Bonera, është prekur nga Covid-19. Menjëherë e gjithë skuadra ka bërë tamponin që ka rezultuar negativ, fatmirësisht. Por, do të bëjnë një të dytë ditën e premte, përpara derbit të Milanos.

Bonera al Villarreal? Ma se al Milan resta Pioli in panchina... - La  Gazzetta dello Sport

Komunikata – “Daniele Bonera, pas një rritje të etheve, iu nënshtrua dje një tamponi në shtëpi i cila dha një rezultat pozitiv me Covid-19; Bonera sot është në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, por i izoluar. Të gjithë tamponët e tjerë të kryer dje në grupin e ekipit ishin negativë dhe skuadra do të ndjekë një monitorim të afërt, sipas indikacioneve të ATS-së dhe në përputhje me protokollet në fuqi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu