Bonera mbron Calhanoglu dhe largon thashethemet e merkatos!

Midis shumë temave të trajtuara nga Daniele Bonera sot në konferencë ka edhe ato që lidhen me Hakan Calhanoglu. Fantazisti turk nuk është shfaqur brilant në ndeshjet e fundit dhe për shumë është faji i diskutimeve mbi rinovimin e kontratës.

Në këto ditë është biseduar në lidhje me vështirësitë e negociatave, me kërkesat e agjentit Stipic, të konsideruara shumë të larta nga kompania.

Sidoqoftë, Calhanoglu, vazhdon t’i japë përparësi Milanit, përkundër thashethemeve të shumta në treg që ditët e fundit i janë afruar edhe Juventusit dhe Interit.

Bonera, i cili foli në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së Milanin kundër Napolit, foli për turkun, duke konfirmuar se sa është i lidhur me ngjyrat kuqezi:

“Ne jemi të kënaqur me performancën e Calhanoglu – pranon ish mbrojtësi – Mund të ketë disa paraqitje që nuk janë pozitive, por mendimi ynë për të nuk ndryshon. Hakan është një nga ata që më bëri të kuptoj se kujdeset për këtë fanellë dhe e do shumë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu