Trajneri provizor i Milanit, Daniele Bonera, foli për mikrofonët DAZN në fund të ndeshjes Milan-Fiorentina.
Këto janë komentet e para nga San Siro: “Në këtë ekip shoh një copez tjetër për të futur në puzzle e nisur kohë më parë! Ndeshja e tretë e javës është gjithmonë më e komplikuara, ne e dinim se do të kishim vështirësi, por reaguam si një ekip i shkëlqyeshëm, siç edhe jemi”.

Fjalë të tjera të këndshme për ekipin: “Ne jemi një grup i vërtetë, i shëndetshëm dhe me vlera.
Bëmë një videotelefonatë në dhomën e zhveshjes me trajnerin Pioli, që është gjithmonë me ne”.
Festim me pak polemikë për Alessio Romagnoli, por Bonera nuk e ka parë: “Kam humbur festën e tij, më pëlqeu goli dhe i dhashë udhëzime mbrojtjes. Ne jemi të kënaqur me rezultatin, por mbi të gjitha me frymën dhe performancën e ekipit”.

Lavdërime për Franck Kessie: “Ne e dimë rëndësinë e tij, është duke e treguar prej kohësh.
Ai është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm për sa i përket peshës specifike dhe cilësisë. Ne menduam se ai ishte një mesfushor i fortë, por ai është përmirësuar në menaxhimin e topit dhe po rritet vazhdimisht”.
Kalojmë te Hakan Calhanoglu, i cili nuk ka shënuar për ca kohë: “Ka momente në sezon kur shënon apo gjen portën shpesh, të tjera kur nuk të ecën. Sot ai goditi shtyllën, kontributi i tij shkon përtej shënimit. Ne jemi të kënaqur me performancën e tij”.

Davide Calabria dhe Simon Kjaer praktikisht të përsosur: “Davide është rritur gjithashtu në personalitet, ai beson shumë në vetvete. Ne e dinim për Simonin se përvoja e tij ishte e nevojshme në momentin e vështirë të janarit të kaluar, ai është një udhëheqës dhe një njeri i vërtetë”.
Gianluigi Donnarumma ishte gjithashtu vendimtar në Milan-Fiorentina: “Kampionët i bëjnë këto paraqitje. Në momentin në të cilin duhet të tregojë kush është, Gigio përgjigjet i pranishëm dhe ai e bëri atë sot”.
A po kënaqet Bonera? Ai përgjigjet: “Unë jam i lumtur dhe i kënaqur, por ekipi ka një trajner të mirë si Pioli. Mezi presim ta kemi me vete. Do të ketë kohë për mua”.