Bonera dhe mundësia e papritur ndaj një shoku të vjetër: kështu do të udhëheqë Milanin!

Duke marrë parasysh mungesën e Stefano Pioli, pozitiv me Coronavirus që nga e shtuna, zëvendësuesi natyror në stolin e Milanit duhet të ishte Giacomo Murelli, ndihmës historik i trajnerit kuqezi për mbi 16 vjet.

Por, Covid-19 ka goditur edhe Murellin! Gjithashtu trajneri i dytë në komandë nuk do të jetë në gjendje të heq kënaqësinë e drejtimit të “Djallit” për herë të parë.

Pas një vlerësimi të brendshëm, klubi ka përcaktuar se kush do të zërë vendin e dy trajnerëve “fillestarë”:  Daniele Bonera, i freskët nga UEFA Pro Master, i marrë në Coverciano (ai ishte duke u zhvilluar kursin me Andrea Pirlo, ndër të tjera), gjë që i lejon atij të stërvisë në Serie A.

Përgjegjësia dhe presioni, pra, do të shkojnë te ish-mbrojtësi, asistenti aktual teknik i Pioli, i cili do të jetë në gjendje të ulet në stolin e “San Paolo”-s dhe të stërvisë drejtpërdrejt ekipin në Milanello.

Gjatë karrierës së tij, Bonera ka zbritur në fushë në Napoli në 5 raste, me fanellën e Brescia së pari dhe më pas me Milanin: 3 humbje, një barazim dhe një fitore të vetme, më 25 tetor 2010.

Emergenza Milan, in panchina a Napoli va Bonera. Ma c'è un'alternativa |  Primapagina | Calciomercato.com

Pikërisht në atë datë, e cila korrespondon me suksesin e fundit të Milanit nën hijen e vullkanit Vesuvio, me fanellën e Milanit ishte edhe Gattuso, i cili do ta gjejë veten si një kundërshtar në stolin e kaltër.

7 precedentët si kundërshtarë mes të dyve tregojnë një dominim të qartë në favor të Rino, i cili triumfoi 3 herë kundër Daniele, krahasuar 3 barazime dhe vetëm një fitore për njeriun që do të drejtojë Milanin në San Paolo të dielën në mbrëmje .

Versioni Bonera 2.0 te Milani filloi një vit më parë, me mbërritjen në stolin e Milanit të Giampaolo, i cili e emëroi atë asistentin e tij teknik.

Pioli, i cili pasi trajnerin aktual të Torinos, vendosi gjithashtu të vazhdojë bashkëpunimin e tij me ish-mbrojtëisn e Villarreal.

Tani, falë një situate më unike sesa të rrallë, me dy trajnerë me Covid-19, këtu është shansi për të drejtuar kryesuesit e Serie A.

Bonera do të drejtojë Milanin së bashku me Davide Lucarelli (një tjetër bashkëpunëtor i Pioli që nga viti 2010) me ndihmën e analistëve të ndeshjeve dhe me Piolin të lidhur në distancë për të dhënë udhëzime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu