Bonaventura! Milani po rimendohet, sinjali i Ibrahimovic

Giacomo Bonaventura mund të qendrojë tek Milan.

Sipas asaj që raporton e përditshmja Tuttosport, klubi kuqezi ka menduar që në skuadren e sezonit të ardhshëm ka nevojë akoma për të, për eksperiencën e tij.

Stefano Pioli është shprehur më se i favorshëm për qëndrimin e tij.

Projekti ekskluziv i bërë nga të rinj është tashmë pas krahëve dhe drejtuesit janë të ndërgjegjshëm që për tu kthyer në Champions ka nevojë edhe për eksperiencë, si ajo e Ibrahimovic dhe Bonaventura-s.

Edhe në këtë sezon, pavarësisht se nuk ishte titullar, Jack ka dhënë kontributin e tij, një dorë që do të jetë e rëndësishme për t’u ruajtur.

Pikërisht sinjali i Ibrahimovic në rrjetet sociale (që e quajti, numri 1), është një shenjë e lidhjes mes suedezit dhe mesfushorit.

Duket se Atalanta, Benevento dhe Torino do duhet të shohin diku tjetër: për Bonaventuren ka akoma vend tek Milan./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu