Bobo Vieri: Vetëm në Itali komentohet mosha e Giroud, ja si duhet menaxhuar Ibra! Mbi Donnarumma, e keni gabim…

I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, Christian Vieri foli për shumë tema dhe mes tyre u ndal edhe te Milani i Piolit, roli i Giroud, Ibrahimovic dhe lamtumira e Donnarumma: “Ai tradhtoi Milanin? Futbolli është një punë dhe unë gjithmonë do të respektoj vendimet e atyre që shikojnë të ardhmen e tyre: mund të na pëlqejë apo jo, por ata nuk duhen gjykuar…

Dhe Gigio shkoi te PSG, sot ndoshta skuadra më e fortë në botë dhe që ka gjithçka për të fituar Ligën e Kampionëve, edhe nëse futbolli është i mallkuar dhe gjithmonë duhet pak fat.

Në stol në ndeshjet e para? Ai është 22 vjeç. Dhe do të luajë njëzet e dy vite të tjera. Pochettino nuk është budalla: do ta fusë ngadalë, por do ta bëjë, sepse e di që PSG e ka marrë portierin e së ardhmes. Do të bëhet më i forti në botë”.

Mbi Giroud, Bobo komentoi: “Profesionist! Ai punon për ekipin dhe shënon gola: ajo që i duhej Milanit. Dhe komentet për faktin se eshte 34 vjec janë gjëra që mund të dëgjohen vetëm në Itali…

Më pas Vieri u shpreh për mundësinë që Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic të mund të luanin së bashku:

“Nëse Ibra është mirë, ai luan: prandaj, në ate rast, Milani do të luajë ndryshe. Atëherë do të jetë e nevojshme të shihet se sa ndeshje do të jetë në gjendje të luajë: është 40 vjeç, mos harrojme!

Zlatan duhet menaxhuar, nuk mund të luajë çdo tre ditë. Gjëja e rëndësishme është se kur ai e bën atë, mund ta bëjë në maksimum. Por të mos harrojmë kurrë një gjë: pika e kthesës së Milanit erdhi falë golave, përvojës dhe personalitetit të Ibrës”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu