“BOBO” Vieri skanon Inter-Milan: Ibra e luan edhe me cigare në gojë, ky derbi i çuditshëm…

Christian Vieri ka vite që është tërhequr nga futbolli dhe tani jeton në familje dhe ende larg botës së topit, por dikur ishte një qendërsulmues i cili u bë i famshëm edhe për transferimin e bujshëm të tij te Lazio duke u quajtur “mister 90 milliardi”…

Megjithatë, ish-bomberi – ndryshe me nofkën “Bobone” – në fund të viteve 90 dhe në fillim të viteve 2000 veshi fanelën e Interit dhe pastaj një periudhë shumë të shkurtër u transferua në Milanon kuqezi, duke veshur fanellën e “Djallit”.

Vieri ammette: "Al Milan ho commesso un errore"

“Bobo” mbahet mend me kënaqësi nga të dy klubet. i intervistuar nga Gazzetta dello Sport, ish sulmuesi i Italisë foli shumë për Milanin dhe derbin në përgjithësi:

“Nuk mbaj mend një derbi kaq të çuditshëm të ndikuar nga faktorë të jashtëm. Do të jetë e rëndësishme por nuk ndikon në sezon”- deklaroi Vieri.

Inter-Milan është paksa përplasje midis përvojës kundër të rinjve: “Duhen të dyja dhe të dy skuadrat i përziejnë. Milani është i ri por ata kanë Ibrahimovic”.

Milani mbështetet te kampioni i tij suedez për të fituar derbin dhe për të synuar Champions League: “Ibra ngre cilësinë e të gjithëve. Ai ka teknikë, vizion të lojës, grintë, vendosmëri dhe mentalitet.

Në ditët kur ishte i izoluar në shtëpi me Covid do të ketë thyer pistën elektrike të vrapimit… Një njeri që shkruan se Covid ka bërë gabim që u mat me të do të thotë se është mendërisht një kafshë!

Do të luajë derbin me një cigare në gojë. E përsëris: këtë sezon ai do të shënojë njëzet gola. A do ta arrijë Champions Milani? Duket e vështirë”.

Bobo kthehet edhe te Stefano Piolit dhe muajt e çuditshëm të sezonit të shkuar kur flitej për Rangnick:

“Konfirmi i Piolit ishte zgjidhja e duhur dhe e drejtë, sepse zgjidhja e gabuar ishte të kontaktohej Rangnick: Gazidis veproi jo mirë duke shkuar të flisni me një trajner tjetër pa u thënë drejtuesve, Maldini dhe Boban.

Dhe koha ka treguar që Paolo është një person i qartë – me të nuk ka kurrë keqkuptime – dhe se ai di të punojë: ai bleu mirë dhe gjithashtu shiti mirë.

Pioli arriti në një kohë të vështirë dhe meqenëse gjërat nuk ndryshojnë brenda natës dhe ai i ka ndryshuar ato, meritonte konfirmimin.

Cilësia më e mirë e Piolit? Mund të shihet edhe nga jashtë: ai ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me lojtarët e tij”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu