Boban zbulon prapaskenat: Ja pakti me Zlatanin

Zvonimir Boban nuk është prej muajsh drejtuesi i Milanit, por zemra e tij do të mbetet kuqezi.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” kroati konfirmon se nuk ka mëri ndaj pronarëve aktualë, që e shkarkuan nga detyra.

Si gjithmonë, flet me zemër të hapur, duke zbuluar një detaj të rëndësishëm në lidhjen me nënshkrimin me Zlatan Ibrahimovic, janarin e kaluar.

“Pas merkatos së verës, vitin e kaluar, deklarova se kemi nevojë për dy lojtarë me përvojë. Me Ibrahimovicin dhe Kjaer, plus me shpërthimin e jashtëzakonshëm të Rebicit, Milani është bërë shumë më i pjekur dhe vetëbesues. Si rezultat, pothuajse të gjithë lojtarët u kthyen më në formë. Megjithatë, sa i përket Ibrës, i kërkova në shkurt që të rinovonte kontratën, sepse ne kishim një marrëveshje mes zotërinjsh me të. Pakti ishte se, nëse nuk do të ishte në formë, do të tërhiqej vetë. Isha i sigurt që nuk do të kishte probleme me të, sepse Zlatan është i vetëdijshëm për veten dhe trupin e tij. Por rinovimi në atë moment nuk mund të bëhej.”

SUPERSPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu