BOBAN THYEN HESHTJEN | “Jam në gjyq me Elliott jo me Milanin. Ai lojtar fenomenal…”

Historia e dashurisë mes Zvonimir Boban dhe Milan përfundoi para kohe, me një shkarkim nga detyra per ish-futbollistin për “kauzë të drejtë” që prishi marrëdhëniet profesionale me administratorin e klubit Gazidis. Por pavarësisht kësaj, Boban gjithmonë ka zemrën kuqezi…

Ai e pranoi këtë në intervistën dhënë Sportweek, e cila nesër do të dalë në stendat e gazetave.

Tashmë sot, megjithatë, kanë dalë disa fjali të kroatit, të cilat nuk mund të mos përmbanin mendime për Milanin e sotëm dhe për projektin e filluar me Paolo Maldinin dy vjet më parë…

Boban shpjegon arsyet e mosmarrëveshjes së vazhdueshme me klubin: “Hidhërimi për lamtumirën e detyruar ndaj Milanit ka kaluar, ka gjëra më të rëndësishme sesa problemet profesionale.

Por dua të sqaroj se jam i përfshirë ne gjyq me Elliott Management, jo me Milanin. Unë e mbështes Milanin më shumë se më parë, jam i lumtur të shoh që ekipi ka marrë rrugën e duhur, edhe pse larg lavdive të vjetra”.

Projekti i tij është akoma aktual: “Rezultatet që unë dhe Maldini planifikuam vite më parë ende nuk kanë arritur, por në atë kohë klubi më dha arsye dhe besim. Zgjedhjet e bëra ishin të drejta dhe rruga e marrë është e saktë”.

Rëndësia e Ibrahimovic dhe Tonali: “Historia që Milan po përjeton është edhe nga ndikimi i Ibrahimovic.

Gjithçka ndryshoi me të, ai është një fenomen brenda dhe jashtë fushës. Tonali është fenomenal, ai drejton ekipin, ka fizikalitet, ai di të diktojë kohën dhe të luajë ngushtë. Ai duhet të vazhdojë të argëtohet dhe do të bëhet një top botëror”.

Së fundi, një pjese e shkurtër mbi çështjen Donnarumma: “Unë refuzoj ta pranoj largimin e tij, edhe pse Maignan është një portier i shkëlqyer.

Një klub i rëndësishëm si Milani nuk mund të humbasë më të mirin në botë në atë rol. Mendoj se është një gabim i madh”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu