Boban: “Rafeal Leao është shumë i fortë. E mora 19 vjeç. Nëse ai bën një gjë…”

Zvonimir Boban, ish -menaxher i Milanit, i cili tani punon te FIFA por qe ishte nismetari, bashke me Maldinin, i projektit aktual kuqezi ne miksin mes te rinjve me potencial dhe atyre me eksperience si Ibrahimovic, Kjaer dhe se fundmi Giroud, dha një intervistë për të përjavshmen Sportweek.

Boban gjithashtu foli për Rafael Leao, sulmuesi kuqezi, i cili ishte pikerisht fiksimi i tij dhe ishte kroati qe bindi Gazidis & Co per te paguar 32 mln euro per kartonin e tij te Lille.

Leao duket se ka shpërthyer këtë sezon mes paraqitjeve te mira, golave dhe asist. Madje, ai tregoi brumin edhe te Portugalia, qe ne debutim, duke kapur dy shtylla dhe asistuar per golin e Andre Silva:

“Kur morëm Leao ai ishte vetëm 19 vjeç, normalisht atij i duhej kohë për të performuar me vazhdimësi dhe per t’u rritur. Por, ajo qe mund t’iu them eshte se Rafa eshte teper i fortë dhe nëse goli bëhet objektiv për te dhe jo thjesht pasoje, nuk do te kete me kufij. E njëjta gjë vlen edhe për Tonali, Theo Hernandez, Bennacer, Saelemaekers…”

“Rafael Leao është një talent i jashtëzakonshëm, por ai kishte nevojë për një udhëzues dhe ai kishte më të mirin e mundshem. Për të gjitha këto, ne gjithmonë duhet të falënderojmë dhe respektojmë Zlatan Ibrahimovic”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu