Luca Serafini, në editorialin e tij te Milannews, ka folur sidomos edhe për çështjen Boban-Milan dhe lamtumira e hidhur që në fund të janarit, kur më pas u bë zyrtare…
“Mendoj se Boban gaboi kohët dhe mënyrën për të përplasur derën dhe për t’u larguar: ndryshe nga Leonardo dhe Gattuso që në 2 sezonet e fundit kishin vendosur muaj më parë, por pritën deri në fund dhe e bënë në heshtje, kroati vendosi krenarinë e tij përpara interesave të ekipit dhe në prag të ndeshjeve të rëndësishme”

“Ajo që ndodhi pas Sassuolo-Milan dhe tej, me konfirmimin e Piolit dhe pra Maldinit dhe Ibrahimovic, nuk i jep të drejtrë Bobanit. Tregon se kishte hapësira dhe mundësi, në kushte të caktuara”.
“Bëhet fjalë vetëm të presësh dhe mos zbrazësh thesin, duke harruar ekipin dhe mikun e tij Maldini që bëri çmos për ta marrë nga FIFA te Milani”
“Më vjen keq që zgjodhi me impulsivitet, sepse Boban do të na ishte dashur sërish. Durim!”.