Boban fiton gjyqin ndaj Milanit, duhet dëmshpërblyer pas shkarkimit nga Elliott!

Zvonimir Boban pretendon dëshpërblimin e tij për prishje imazhi nga Milani.

7 marsin e kaluar Zvonimir Boban u shkarkua nga Milani për një “çështje të drejtë” – sipas njoftimit të klubit.

Pas lamtumirës së kroatit kishte sigurisht mosmarrëveshje të brendshme me Gazidis, por ishte intervista që kroati dhe ish-futbollisti i Milanit (e dhënë për La Gazzetta dello Sport) shkëndija që i vuri zjarrin raporteve dhe ndezi polemikat e brendshme.

Boban ankohej se klubi nuk donte të përparonte dhe pretendonte vetëm një projekt të paqëndrueshëm (një kurs që më pas do të ndryshonte)

Sot – siç raportohet nga Dagospia – Milani u dënua të kompensojë Boban me 5.375 milion euro. Apeli i klubit është gati, natyrisht, pasi nuk do ta lërë këtë çështje të fituar nga kroati, ndaj edhe avokatët e fondit Elliott po punojnë në këtë drejtim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu