Boateng: Ju them se kush eshte Ragnick. Milani te mbaje Ibren

Ish lojtari i kuqezinjve Kevin Prince Boateng, i intervistuar nga Sky Sport, foli rreth ceshtjes se pankines te kuqezinjve si dhe rikthimin e tij tek Milani ne 2016-en. I pyetur per Ragnick, Boateng u shpreh se ai do ta ndihmonte shume klubin pasi eshte i kujdesshem ne cdo detaj.

Boateng: “Ragnick mund ta ndhmoje shume Milanin. Ai eshte i kujdesshem ne cdo detaj si brenda por dhe jashte fushes. Eshte nje trajner i cili e perjeton futbollin. Nese meson italisht mund te jete shume e rendesishme pasi ai di si te komunikoje me lojtaret dhe ky eshte çelesi i tij ”.

Rreth Ibrahimoviç, Boateng: “Per mua ishte e lehte te luash me te, menjehere e kuptova se si ishte. Milani duhet ta mbaje ate, prezenca e tij ne fushe e ndihmon shume ekipin”.

Per rikthimin e tij ne Milano ne 2016-en, Boateng tha se ishte Berlusconi ai qe i kerkoi te rikthehej dhe ganezi kishte pranuar menjehere.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu