Arturo Vidal tashmë ka ardhur në Milano dhe do të veshë fanelën e Interit këtë sezon, duke u bashkuar me Antonio Conte-n, trajnerin me të cilin ka fituar titullin te Juventusi përpara se të largohej nga bardhezinjtë.

Edhe pse i vjetër në moshë, megjithatë, ish-futbollisti i Barcelonas mbetet një luftëtar dhe që mund të bëjë diferencën… Natyrisht, shumë mesazhe në drejtim të tij nga ish-shokë ekipi dhe mes tyre edhe një “thumbim” nga Kevin Prince Boateng, që ka veshur fanelën e Barcelonas për pak kohë dhe kishte Vidal shok ekipi!
“Edhe pse do të veshësh ngjyrat e gabuara të Milanos, suksese vëlla”
Kjo sigurisht për faktin se do të luajë me Interin dhe jo Milanin! “Faleminderit shumë vëlla”