Boateng dhe lamtumira ndaj Milanit: “U pendova! Moonwalk? Ju shpjegoj si lindi ideja…”

Kevin Prince Boateng ishte protagonist i episodit të fundit të “Linea Diletta” në DAZN. Lojtari aktual i Monza foli mbi disa çështje në intervistën e dhënë për Diletta Leotta.

Duke pasur një përvojë në Milano, atij i kujtohet goli i mrekullueshëm në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës më 23 nëntor 2011:

“Nuk e di se si e bëra atë gol. Nuk është diçka që e studion. Ndihesha sikur po fluturoja pas asaj ndeshje.

Kishim humbur, por nuk ndjeva disfatë. Unë kisha shënuar një gol të bukur kundër ekipit më të fortë në botë. Ne shkuam në restorant pas ndeshjes dhe të gjithë u ngritën për të duartrokitur edhe pse kishim humbur”.

Ecco perché il Barcellona ha preso Boateng. Ma dopo un mese il piatto  piange | Estero | Calciomercato.com

Mesfushori sulmues ganez gjithashtu luajti në Barcelonë, ku ai kishte fenomenin Lionel Messi si shok skuadre:

“Më përpara thoja që Cristiano Ronaldo ishte më i forti – shpjegon ai – por edhe Leo nuk është normal. Ndihesha vërtet i varfër duke e parë. Ai bën gjëra të pabesueshme në stërvitje, driblon katër ose pesë dhe e vendoi topin atje ku do”.

Duke u kthyer në Milano, Boateng është pyetur për festën e Scudetto në 2011 kur ai kërceu si Michael Jackson në San Siro:

“Nuk kisha pasur kohë të përgatitesha. Para ndeshjes më thanë që duhet ta bëja. Unë thashë “Ok”, unë do të bëj Moonwalk 10 sekonda, por ata më thanë se kishte një program 3 minutësh në skenë.

Nuk isha i përgatitur, doli krejt natyrshëm. Ndoshta momenti më mbresëlënës i karrierës sime, para 85,000 njerëzve. Michael Jackson është një idhull për mua, këngët e tij më kanë ndihmuar në jetë”.

NEWS MILAN - Buon compleanno Boateng: i rossoneri ricordano il 'moonwalk'

“Momenti më i mirë i karrierës sime ishte te Milani. Ne fituam kupat, ishin një ekip i rëndësishëm dhe të gjithë u bëmë miq. Duke parë prapa, them se bëra një gabim kur u largova, Galliani është akoma i zemëruar me mua (qesh)”.

Në janar 2013 plasi polemika mbi racizmin nga disa tifozë kundërshtarë gjatë miqësores kundër Pro Patria dhe u largua nga fusha. Sigurisht një moment i vështirë në jetën e tij: “Që atëherë asgjë nuk ka ndryshuar – shpjegon ai – sepse ne ende jemi këtu duke folur për racizmin. Shokët e ekipit erdhën me mua, ata dëshmuan se ishin një familje”.

Throwback To Kevin-Prince Boateng's Goal For AC Milan Against Barcelona -  SPORTbible

Ai konfirmoi se kur ishte te Tottenham në një ditë bleu tre vetura luksoze: “Unë nuk jam krenar për këtë histori. Në realitet, ka një histori pas saj. Unë u përpoqa të blija lumturinë time, në atë moment nuk isha i lumtur sepse nuk po luaja pasi trajneri nuk më konsideroi. Duke u kthyer, nuk do ta bëja përsëri. Pa qenë arrogant mund të kisha pasur një karrierë më të mirë”.

Kevin-Prince Boateng to Barcelona: How shock signing was reborn as a false  nine | Goal.com

Rreshtimi i top 11 nuk mund të mungojë: «Ter Stegen në portë, edhe nëse Donnarumma do të bëhet i pari një ditë. Mbrojtësi i djathtë Zambrotta, pastaj vë vëllain tim Jerome si qendror dhe nuk do të doja të zgjidhja midis Thiago Silva dhe Nesta… Them Thiago sepse më pëlqen se si ai luan më shumë. Në të majtë vendos Jordi Alba.

Në mesfushë midis Gattuso dhe Busquets them Rino për mentalitetin e tij. Nuk mund të zgjedh midis Pirlo dhe Modric… Ronaldinho si fantazist, ka qenë idhulli im që kur isha i vogël. Në sulm Messi, Ribery dhe Ibrahimovic. Zlatan është një nga sulmuesit më të fortë ndonjëherë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu