Blerja e Tomorit, Maldini dhe Massara studiojnë strategjinë por me Marina Granovskaia…

Performanca e Fikayo Tomorit te Roma-Milan ishte sigurisht e shkëlqyeshme. Mbrojtësi anglo-kanadez ishte protagonist i disa ndërhyrjeve të rëndësishme gjatë ndeshjes…

I thirrur për të zëvendësuar kapitenin Alessio Romagnoli, ai nuk zhgënjeu aspak. Prova e tij bindëse duhet ta nominojë atë për një fanellë startuese edhe për Milan-Udinese të mërkurën në mbrëmje.

Karakteristikat e tij për momentin janë të rëndësishme për fazën mbrojtëse, pasi ai është një lojtar shumë i shpejtë dhe i cili mund të qëndrojë fizikisht përpara sulmuesve…

Stefano Pioli pas ndeshjes menjëherë nënvizoi se Tomori ka pasur një ndikim të madh në Milanello që nga ardhja e tij. Pavarësisht moshës së tij të re dhe mungesës së përvojës, mbrojtësi anglo-kanadez po provon të jetë në gjendje t’i japë siguri Milanit dhe e bën me personalitet.

Nëse performanca e Tomorit vazhdon të bindë, Paolo Maldini dhe Frederic Massara do ta konsiderojnë blerjen e  tij.

Në marrëveshjen me Chelsea për huazimin e lojtarit, e drejta e blerjes është caktuar në 28 milion euro. Një shifër mjaft e lartë, por Milani mund të vendosë të bëjë investimin…

Maldini dhe Massara do të punojnë me Chelsea për të marrë një zbritje në atë çmim. Nuk do të jetë e lehtë, duke pasur parasysh që Marina Granovskaia është një kockë e fortë për negociata dhe vendimi për të kërkuar një shumë të madhe për blerjen e Tomorit u mor sepse Blutë besojnë te djali i rritur te Akademia e tyre.

Kishte pasur disa probleme me Frank Lampard, i cili nuk besonte më në të, por në të ardhmen skenari mund të ndryshojë nëse lojtari kthehet në Londër.

Duhet të mbahet mend se shumë tifozë të Chelsea kishin kritikuar vendimin për të shitur Tomori në Janar. Në rrjetet sociale, fansa të shumtë kanë komentuar negativisht operacionin…

Do të jetë e nevojshme të shihet nëse Milani do të jetë në gjendje të marrë një zbritje nga Chelsea dhe çfarë do të bëjnë nëse jo. 28 milion nuk janë pak, por kualifikimi përfundimtar për Champions League do të ndihmonte për të bërë investimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu