Blerja e fundit e Milanit refuzon Serbinë dhe zgjedh Hungarinë! “E ka vendosur familja”

Milos Kerkez, mbrojtësi i ri i Milanit nga sot, ka dhënë intervistën e tij të parë si një futbollist kuqezi në faqen zyrtare të klubit hungarez nga vjen, përkatësisht Eto Fc Gyor.

Vetëm 17 vjeç por titullar te ekipi Gyor, Kerkez foli për simpatitë e tij, ambiciet dhe më shumë.

“Po, unë jam tifoz i Juventusit që kur isha fëmijë, por tani situata është e destinuar të ndryshojë, shpresoj që Milani të ruajë vendin e parë në këtë kampionat – tha ai duke qeshur -. Për fat të mirë, megjithatë, nuk kam nevojë të ndryshoj mendimin tim për Paolo Maldini.

Unë mendoj se ai ishte mbrojtësi më i mirë i majtë ndonjëherë, dhe Theo Hernandez është një nga shembujt më elitar sot në atë rol. Gjithashtu interesante të theksohet se Theo është franko-spanjoll, domethënë ai ka shtetësi të dyfishtë ashtu si unë .

Por, i pyetur nëse mes Serbisë dhe Hungarisë, cilën kombëtare do të zgjidhte, Kerkez i ka idetë e qarta:

“Ne tashmë e kemi diskutuar atë në familje dhe mendimi ynë ishte unanim, unë absolutisht dua të jem lojtar i ekipit kombëtar hungarez”, deklaroi futbollisti i lindur në 2003.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu