“Blasfemi që nuk e ka fituar Topin e Artë! As Ronaldo dhe Fenomeni nuk ndikojnë sa ai në ekuilibra”

Alberto Zaccheroni fitoi titullin me Milanin në sezonin 1998-1999 dhe në atë kohë në Itali ishte një tjetër futboll! Ka drejtuar shumë skuadra, shumë futbollistë, por jo Zlatan Ibrahimovic…

Duke folur për mikrofonat e Gazzetta dello Sport, ish-trajneri i Milanit foli për konfirmimin e Ibrahimovic te “Djalli” edhe për sezonin tjetër.

Këto janë fjalët e tij: “Jam i çmendur pas tij. Më vjen keq që kam stërvitur sulmuesit më të mirë të Serie A përveç Zlatan. Mendoj se është blasfemi që kurrë nuk i dhanë Topin e Artë”.

“Për shumë vite skuadra që kishte Ibrahimovic në përbërje fitonte titullin! Kurrë nuk kam parë dikë që të zhvendosë ekuilibrin si ai, madje as Ronaldo aktual apo Fenomeni”.

“Duke thënë këtë, siç e shoh unë, futboll do të thotë të ndërtosh! Ose besohet se shumë pjesa më e madh e organikës nuk kanë personalitet për të ngritur nivelin dhe atëherë konfirmimi është në rregull. Por nëse kërkon të ndërtosh, më duket një kontradiktë në lidhje me blerjet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu