Blackout total! Milan, 9 vite pa pësuar 3 gola në Europë! Por, ka edhe një statistikë mbi sulmin


Bie Milani dhe ky është lajmi i ditës. Ekipi i Stefano Piolit nuk humbiste që nga marsi, Milan-Genoa 2-1, po në “San Siro”. Plot 24 ndeshje radhazi pa pësuar humbje.

Këtë herë është Lille ajo që shënon 3 gola dhe nuk pëson asnjë. Në fakt, për të parë Milanin të pësojë 3 gola në shtëpi duhet të kthehet në Europë në ndeshjen e vitit 2011 ndaj Barcelona, kur kuqezinjtë humbën 3-2.

Sa i përket golave dhe sulmit, pas 23 ndeshjesh radhazi ku ekipi i Piolit shënonte të paktën një gol, ndalet dhe nuk realizon asnjë.

Në fakt, ishte prej Kupës së Italisë, gjysmëfinalja ndaj Juventusit në Torino, që kuqezinjtë nuk e mbyllnin pa shënuar një ndeshje (doli 0-0).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu