Tatarusanu dhe Kalulu mund të mos jenë lojtarët e vetëm që do të luajnë me Milan pasi kanë veshur fanellën e Lyon sezonin e kaluar.
Dy klubet – siç ka shkruar L’Equipe – janë në negociata për kalimin e Lucas Paqueta në Francë. Mesfushori brazilian nuk është pjesë e planeve kuqezi dhe mund të largohet për një shifër afër 25 milion euro, shifër kjo që do ta lejonte Milanin të bënte një fitim të vogël kapitali.

Gazetari Alessandro Jacobone, në profilin e tij në Tëitter, ka shtuar edhe një prapaskenë: duket se mbrojtësi qendror Denayer i është propozuar Milanit për të ulur kartonin e Paqueta.
Mbrojtësi belg mund të luajë në të dy krahët e qendrës së mbrojtjes dhe është ende 25 vjeç. Lyon e pagoi 10 mln euro nga Manchester City dy vite më parë.