“Birra e ka fajin, u solla si idiot”

Edicioni i sotëm i “La Gazzetta dello Sport” fokusohet në rastin e fyerjeve raciste ndaj Maignan gjatë Juventus-Milan.

I identifikuar falë videos që ai vetë postoi, i hetuar nga Digos, tifozi u dëbua nga klubi i tij i Juventusit dhe së shpejti do t’i nënshtrohet një Daspo-je (perjashtimi) të gjatë nga Stadiumi.

Davide Gabrielli, një punëtor dyzet vjeçar nga Polesella në provincën e Rovigo, përfaqësues i sindikatës Cisl në një kompani lokale, është tifoz i cili në ndeshjen paraprake të Juventus-Milan shënjestroi portierin Mike Maignan me një seri racistësh fyerjet, skena e regjistruar edhe në Stadiumin Allianz nga kamerat e instaluara në sistem…

Davide Gabrielli, tifozi i Juventusit është anëtar i “Juventus Club Gaetano Scirea” në Castagnaro (Verona).

Ai u dëbua menjëherë nga stadiumet, pasi u shpall fajtor për atë që ndodhi në ndeshjen kundër Milanit.

Gabrielli, megjithatë kërkoi falje publike, duke folur për “Voce di Rovigo:

“Unë kam gabuar, u solla si një idiot, por kisha pirë shumë birra. Nuk isha shumë në vete. Isha i papërgjegjshëm në atë rast dhe bëra një gabim gjigant”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu