Biletë vajtje-ardhje! “Marca”: Ja plani i Real Madrid për Brahim Diaz, me Ancelottin…”

Milani është ende duke u marrë me rinovimin e Hakan Calhanoglu, por edhe me blerjen zyrtare të Tomorit apo të Tonalit.

Por, në anën tjetër, ka një sy hapur edhe sa i përket mundësive të merkatos apo edhe të atyre lojtarëve që ishin pjesë e grupit por që formula parashikonte huazim të thatë pa mundësi blerje.

Padyshim, Brahim Diaz është një nga protagonistët e Rossonerëve këtë sezon. Sulmuesi spanjoll, pas huazimit në Milano, do të kthehet te Real Madrid por mund të rikthehet menjëherë mbrapsht.

Sipas Marca, pavarësisht se trajneri i ri i ‘Blancos’ Carlo Ancelotti do të vlerësojë lojtarin në grumbullim, spanjolli me origjinë marokene nuk figuron në planet e klubit të Madridit dhe për këtë arsye mund të kthehet te Milani për të vazhduar atë që nisi përpara një viti.

Në fakt, duhet theksuar se Brahim Diaz është i dashuruar me Milanin dhe e ndjen kualifikimin në Champions edhe në lëkurën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu