BILD: Ja kushti Milan-Frankfurt mbi blerjen e Hauge! Klubi kuqezi sot nuk arkëton dot asgjë…

Disa ditë më parë, Jens Petter Hauge u transferua nga Milani te Eintracht Frankfurt me huazim me detyrimin për ta blerë në përmbushjen e një kushti të caktuar.

Tifozët nisën të pyesnin se cili është ky kusht dhe pse nuk është përmendur.

Në fakt, Hauge ka firmosur kontratën deri në vitin 2026 me ekipin gjerman dhe sigurisht që ai do të provojë të tregojë veten aty, ndërsa këtë bilanc Milani nuk mund të quajë arkëtimin prej gati 12 mln eurosh dhe të regjistrojë plusvlerën e ardhshme: pasi është detyrim blerje me kusht!

Sipas raporteve nga Bild në Gjermani, detyrimi i blerjes për lojtarin norvegjez do të realizohet sapo ekipi gjerman të ketë siguruar mbijtesën matematikisht.

Duke marrë parasysh se Frankfurt çdo vit e siguron mbijetesën të paktën 2 muaj përpara fundit të Bundesliga, pritet që edhe këtë sezon të ndodhë e njëjta gjë.

Hauge u largua pas vetëm 1 viti nga Milani dhe pasi shënoi 5 gola në shumë pak ndeshje dhe minuta të luajtura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu