BILD: Bayern, Milan dhe Roma duan mesfushorin! Por, ekipi gjerman duket favoriti

Me vetëm një vit marrëveshje akoma në fuqi me Leipzig, nuk mund të përjashtohet që Marcel Sabitzer t’i thotë lamtumirë klubit në pronësi të Red Bull deri në fund të merkatos.

Bayern Munich ka qenë prej kohësh i interesuar për lojtarin ku mesfushori austriak do të takohej me ish -trajnerin e tij Julian Nagelsmann.

Sipas asaj që raportohet nga SportBild, megjithatë, Milani dhe Roma gjithashtu po e mbajnë nën vëzhgim 27-vjeçarin edhe pse nuk duken ende të gatshëm të investojnë 18 milionë euro që Leipzig kërkon për kartonin e austriakut.

Milani sipas “Sky Sport”, sa i përket mesfushës mban të ndezura pistat Adli (Bordeaux), Bakayoko (Chelsea) dhe Grillitsch (Hoffenhaim)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu