BILD: Andre Silva transferohet te Leipzig! Detajet ekonomike. Do të përfitojë edhe Milani? Formula e vendosur nga Maldini

Leipzig, sipas informacionit të raportuar nga Bild, po përcakton transferimin e André Silva, sulmuesi i dytë më i mirë i kampionatit të fundit gjerman me 28 gola: operacioni arrin në rreth 23 milion euro plus bonuse të ndryshme.

Portugezi, më parë i Milanit, do të marrë një pagë vjetore neto prej rreth 4 milion euro.

Por, të mbërrijme te Milani pikërisht si palë pjesë e këtij operacioni.

Të kthehemi pak mbrapa në kohë, kur shkëmbimi dy-vjeçar i huazimeve midis Eintracht Frankfurt dhe Milanit, në verën e vitit 2019, u bë i plotë në merkaton e verës së shkuar.

Shifrat, megjithatë, nuk u zbuluan kurrë, me dy sulmuesit që, në Gjermani dhe Itali, i kënaqën të dy klubet me gola dhe performanca.

Ishte Bild ai që publikoi shifrat e marrëveshjes shumë më vonë: Eintracht pagoi 3 milion euro për André Silva (me përqindjet në rishitjen e ardhshme për kuqezinjtë), Milani dha 5 mln për Rebic.

Sidoqoftë, nga këto 5, 2.5 shkuan te Fiorentina. Pra, në thelb, Eintracht pagoi 500 mijë euro më shumë nga sa arkëtoi.

Një marrëveshje që i bëri të gjithë të lumtur dhe që lumturon edhe sot! Ende ska lajme zyrtare, por sipas asaj që thuhet, përqindja e rishitjes për Milanin është 20% të kartonit mbi vlerën e blerë të Andre Silva.

Kjo do të thoshte se përfitimi kuqezi mund të ishte pak miliona por të vlefshme…  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu