Biglia te Torino, akordi shumë pranë

Lucas Biglia me shumë mundësi do të luajë me bluzen e Torinos.

Mesfushori argjentinas ka lënë Milanin pas 3 sezoneve jo shumë enzuziasmues dhe tani mund të kërkojë një aventurë të re në tjetër skuadër.

Sipas çfarë referon Tuttosport, ish lojtari i Lazios është liruar nga Milan me parametër zero dhe mund të ketë gjetur marrëveshje me klubin piemontez.

Argjentinasi do të fitojë rreth 2 milionë euro për sezonin tjetër.

Biglia ka thënë po që tani, por ka marrë disa ditë pushimi që të vlerësojë të gjitha mundësitë.

Torino po ndërton një “koloni” të re kuqezi pas ardhjes së Ricardo Rodriguez.

Marco Giampaolo, ish kuqezi, pas Lucas Biglia mund të ketë kërkuar edbe Rade Krunic.

Tekniku me origjinë nga Bellinzona ka zgjedhur disa lojtarë me të cilët ka qenë gjendur mirë gjatë eksperiencës tek Milan, për të ndërtuar një projekt teknik të vlefshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu