Jehona e rritjes së madhe të Milanit muajt e fundit duket se ka kërcyer edhe përtej kufijve italianë.
Nuk është rastësi që Gazzetta dello Sport ka mbledhur mendimin e Oliver Bierhoff, ish-ylli i Milanit dhe menaxheri aktual i Shoqatës së Futbollit Gjerman.
Bomberi historik, kampion i Italisë me kuqezinjtë në vitin 1999, e krahasoi Milanin me top klubet e Evropës:
“Klubet e mëdha në këtë vit të veçantë kanë vështirësi edhe nga aspekti mendor. Kështu që nëse ke një grup të mirë dhe një mentalitet të caktuar mund ta transformosh sezonin tënd.

Më duket rasti i Milanit. Mund të shihni se si janë dhe ndihen lojtarët në fushë”.
Bierhoff tha se ishte goditur nga dëshira dhe uria për fitore që pa te kuqezinjtë: “Shihni fytyrat e tyre, ata kanë vendosmëri dhe në të njëjtën kohë argëtohen.
Ibrahimovic mund të lartësohet me karizmën e tij, ai i jep shtysë një grupi më pak të mbështetur nga yje të mëdhenj, por që mund të ndërtojnë diçka të mirë së bashku. Ky Milan ka një uri që ai nuk e kishte ndjerë për ca kohë”.

Për ëndrrën e Scudetto-s: “Ata luajtën mirë dhe fituan edhe pa Ibra për gati 2 muaj. Do të thotë që grupi punon. Ka eufori dhe entuziazëm. Pioli na bëri të besojmë se asgjë nuk është e pamundur, se momenti duhet shfrytëzuar”.