Bierhoff: “I dashur Milan, ndiq Ibrahimovic dhe të rinjtë. Një sezon i shkëlqyer të pret”

Nëse ka një kampion nga e kaluara që lidh fatet e Udineses dhe Milanit, sigurisht që është Oliver Bierhoff. Ish-qendërsulmuesi gjerman luajti sezone të paharrueshme si në Friuli ashtu edhe në Milano, me fanelën kuqezi.

Bierhoff-Inter, un amore mai sbocciato: dal prestito all'Ascoli allo  Scudetto con il Milan | Goal.com

Sot Gazzetta dello Sport mblodhi konsideratat e Bierhoff në funksion të duelit të sotëm në Dacia Arena në Udine, aty ku skuadra e Piolit do të zbresë për të tentuar t’i japë vazhdimësi rezultateteve.

Gjermani i kujton shumë mirë ditët e tij të para në Milano në vitin 1999: “Si fëmijë shkova me babanë tim që ishte shok i Schnellinger, por kam parasysh kthimin si futbollist.

The force of Oliver Bierhoff: Germany legend, Serie A icon and fighter of  stereotypes

Milani erdhi nga dy sezone zhgënjyese. Unë isha marrë me Helveg dhe Zaccheroni, tashmë e dija se si ai punonte. Por më bëri përshtypje që në Milanello më vunë menjëherë në tryezën e nderit: Costacurta, Albertini, Maldini, Boban dhe Rossi. Çfarë krenarie. E kuptova që isha ulur mes atyre që menjëherë të bëjnë të kuptosh mentalitetin dhe jetën te Milani”.

Për marrëdhënien me Berlusconin: “Shumë e mirë, por ishte koha e fushatave dhe politikës, ndaj e pamë atë shumë pak.

Oliver Bierhoff

Ndihej se ishte shumë i lidhur me lojtarët dhe sukseset. Kur Milani donte të më blinte, unë kisha një ofertë nga Juventusi. Drejtuesit kuqezi më telefonuan për të mësuar nëse kisha firmosur, por u thashë “jo” dhe ata dërguan avionin e tyre privat, sepse kishte trafik në autostradën nga Udine për në Milano. Ishte simbolike për ato kohë. Në dy ditë kemi bërë një marrëveshje”.

Për Milanin e sotëm: “Nuk është Milani i së kaluarës, por janë shenja pozitive për të vazhduar më tej. Së pari në kampionat dhe së dyti në Evropë, kjo do të thotë se ka besim dhe në këto kohë të vështira për të gjithë, nëse ke një grup të mirë, një mentalitet të caktuar mund të jetë një vit pozitiv. Të rinjtë po bëjnë mjaft mirë”.

Më në fund për formën e Ibrahimovic: “Ai është gjithmonë një kampion, i jashtëzakonshëm, madje edhe në moshën 39 vjeç. Ai gjithmonë ka mundësinë të japë shumë, të ngarkojë të gjithë ”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu