Bien poshtë shpresat për Florentino Luis/ E konfirmon Drejtori i përgjithshëm i Benfikës, Tiago Pinto

Me sa duket tifozët duhet ta harrojnë transferimin e Florentino Luis te Milani, të paktën për këtë vit.

Drejtori i përgjithshëm i Benfikës, Tiago Pinto, për mikrofonët e Sky Sport, ka folur për të ardhmen e mesfushorit që prej kaq kohësh u pëlqen kuqezinjve:

“Florentino është i ri me potencial dhe kualitet, mendoj se do të vazhdojë të luajë me Benfican. Do të shkojë tek Milan këtë verë? Nuk mendoj”.

Bien poshtë kështu mundësitë që të shohim në Itali futbollistin e vitit 1999, që pëlqehet dhe shihet si një përforcim për ekipin kuqezi.

Me Florentinon që largohet, duket se po hapet rruga që të çon tek Bakayoko, për të cilin nevojitet vetëm marrëveshja me Chelsea, që ndryshe nga Benfica dëshiron ta japë lojtarin e saj./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu