Bie gongu i merkatos! Milani mbetet pa mbrojtës qendre… Klubi kuqezi kishte nisur avionin privat

Gongu që shënon fundin e merkatos ka mbërritur pak minuta më parë sa i përket Serie A! Asnjë hyrje e re për Milanin në këtë ditë, edhe pse kuqezinjtë kishin negociuar për disa orë me Strasburgun për të siguruar talentin francez, 20 vjeç, Mohamed Simakan.

Siç raportohet nga RMC, Milani kishte dërguar një avion privat në qytetin francez për lojtarin, që të mbërrinte në Itali dhe kryente vizitat në kohë. Strasbourg ka refuzuar edhe ofertën e fundit prej 12 milionë euro + 3 bonus dhe 20 përqind rishitje!

Dita e sotme e pa Milanin duke tentuar në mëngjes edhe Kabak nga Schalke, por gjermanët refuzuan ofertën kuqezi gati 18 mln euro, ndërsa e hoqën nga merkato turkun. Ashtu si edhe Rudiger u zhduk si mundësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu