Transmetuesi ndërkombëtar i BBC sot intervistoi Franck Kessie, një nga më të mirët e Milan për 2-3 sezone dhe sot ndër mefushorët më të mirë në Itali!
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë foli për gjendjen e tij te Milan sot: “Unë jam një nga veteranët e grupit, kjo më bën nder.
Si dhe të përfaqësojë Milanin, i cili ka miliona tifozë në të gjithë botën. Në Afrikë, për shembull, të gjithë e njohin Milanin për shkak të George Weah”.

Për thashethemet për një lamtumirë të mundshme në kohët e fundit: “Unë kurrë nuk kam menduar të largohem nga Milani, ndihem shumë mirë këtu, si një familje. Kuqezinjtë tani janë një lëkurë e dytë. Një krenari për mua dhe familjen time”.
Kessie i dha meritë trajnerit të tij: “Pioli është një trajner i shkëlqyeshëm, ai thotë fjalët e duhura dhe di të menaxhojë grupin. Ai më shpjegoi mirë se çfarë duhet të bëj dhe unë u adaptova. Falë tij, grupi u ngjesh gjatë bllokimit, ne kemi punuar mirë nga distanca dhe akoma më mirë kur u kthyem në fushë”.
Për tifozët e Milanit: “Të jashtëzakonshëm dhe të ngrohtë, para derbit ata na treguan mbështetjen e tyre duke na ndjekur në stadium. Për ta duhet të japim gjithçka, duke vazhduar ndeshje pas ndeshje. Ne nuk vendosim më kufij”.

Aventura kuqezi e Kessie
Më 2 qershor 2017, u njoftua transferimi i tij në Milano me një hua dy-vjeçare me detyrim blerje për një shumë totale prej afërsisht 28 milion euro.
Mesfushori bëri debutimin e tij me fanellën kuqezi në garat e UEFA-s, në 27 korrikun vijues, gjatë ndeshjes së parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës, e fituar 1-0 në Craiova, ndërsa shënoi golin e tij të parë me klubin milanez në 20 gusht, me rastin e javës së parë të ndeshjes së Serie A, të cilën ai e fitoi 3-0 në Crotone.
Më 21 janar, ai bëri dygolëshin e tij të parë me “Djallin”, duke i shënuar dy herë Cagliarit në Sardenjë. Sezonin e parë e mbylli me 54 paraqitje dhe 5 gola në të gjitha kompeticionet.

Më 31 gusht shënoi golin e tij të parë sezoanl kundër Romës, duke e çuar Milanin në epërsi të përkohshme 1-0 (loja përfundoi 2-1 për Milanin falë golit të Cutrone në minutën e 95-të).
Përsëritet më 30 shtator kundër Sassuolo në fitoren 4-1.
2 dhjetorin në vijim shënoi penalltinë 2-1 kundër Parma, duke përmbysur rezultatin. Më 22 shkurt ai shënon 2-0 e përkohshëm kundër Empoli, duke kontribuar në fitoren 3-0.
Më 13 prill kthehet të realizojë golin e vlefshëm në ndeshjen në shtëpi kundër Lazio. Goli i tij i fundit i sezonit vjen në javën e fundit, në ndeshjen kundër SPAL, ku ai shënon golin e fundit 3-2 nga 11 metra.

Më 21 shtator 2019 luajti ndeshjen e tij të 100-të me fanellën e Milanit dhe më 5 tetor ai kthehet për të shënuar nga një penallti në ndeshjen jashtë fushe kundër Genoa, duke realizuar 2-1 dhe përmbysur rezultatin.
Sidoqoftë, sezoni filloi keq për të dhe për ekipin, aq sa më 10 nëntor ai u përjashtua nga skuadra për ndeshjen kundër Juventusit për arsye disiplinore.
Në rinisjen e kampionatit pas periudhës së pushimit për shkak të urgjencës Coronavirus në Itali, megjithatë, Kessié bëhet protagonist i ndeshjeve të shkëlqyera dhe tre golave radhazi, të shënuar kundër Juventusit, Napolit dhe Parmës.
Gjatë sezonit, trajneri Stefano Pioli ndryshoi pozicionin e tij në fushë, duke e vendosur në pjesën e majtë për ta bërë atë të luante përkrah Ismael Bennacer.
Falë këtij ndryshimi, Kessié ka përmirësuar ndjeshëm performancën e tij në fushë, duke u bërë një pikë thelbësore e skuadrës kuqezi.