“Besimi im më bëri të refuzoj Inter dhe Everton! Kritikat? Ata që nuk flasin përpara syve…”

Duke folur ekskluzivisht për mikrofonat e ‘The Guardian’ Olivier Giroud foli në 360 ° për karrierën e tij, nga përvojat në Premier League në atë aktuale me Milanin. Këto janë fjalët e tij:

A ka Giroud një të ardhme me Francën?

“Unë nuk mendoj se do të them ndonjëherë se do të tërhiqem nga ekipi kombëtar. Nëse trajneri ka nevojë për mua, unë do të shkoj. Unë kurrë nuk i kam kërkuar Frank Lampard të luajë kur isha te Chelsea, për shembull.

Kur nuk po luaja, isha i frustruar, por vazhdova të stervitesha. Provoj më të mirën dhe përpiqqem të ndihmoj ekipin të arrijë qëllimin. Kur më duhej të largohesha [transferimi te Inter ishte planifikuar për në janar 2020], i thashë atij: ‘Shiko , nuk po me jep mundesi të luaj, jam zgjedhja e tretë, kështu që më ler të shkoj” Por ai tha se do të më jepte një shans. Ai më dha atë shans dhe unë bëra punën time në fushë, unë shënova tetë gola në 11 ndeshje dhe ndihmova ekipin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Tani është e njëjta gjë me ekipin kombëtar. thjesht nëse menaxheri ka nevojë për mua, ai do të më telefonojë, përndryshe ai nuk do ta beje. Unë jam 100% i fokusuar në Milan dhe duke qenë vendimtar dhe efektiv për klubin tim, le të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Për përvojën në Angli.

“Kam lënë kaq shumë miq te Arsenal dhe Chelsea. Kur takoj njerëz në rrugë dhe ata thonë “faleminderit për atë që bëtë, na mungon”, me bën të ndihem sikur kam fituar respektin e njerëzve”

Mbi kritikat e marra.

Nuk ta thone në fytyrë. Kur njerëzit ju kritikojnë, shumicën e kohës është prapa një llogarie kompjuteri ose mediaje sociale. Unë nuk shikoj shumë nga ato që thuhen për mua. Unë e di kur kam luajtur mirë dhe kur nuk jam duke bërë mirë.

Kur lexoni gjëra, duhet të dini se çfarë të merrni nga mesazhi: gjëja më e rëndësishme është të kuptoni gjërat pozitive që mund të bëni, dhe të mos i kushtoni shumë vëmendje atyre negative”.

Në lidhje me marrëdhënien me Benzema.

“Gjatë gjithë karrierës sime në ekipin kombëtar na vune njëri kundër tjetrit. Kishte pro-Benzema dhe pro Giroud. Unë gjithmonë kam thënë se nuk kam asnjë problem me të dhe më pëlqen të luaj me të, por ishte një gjë mediatike për ta bërë të qartë se ne gjithmonë luftonim me njëri-tjetrin. Nuk ishte kurrë e vërtetë. Benzema një makinë e Formula 1 dhe Giroud një karton i thjeshtë? Kjo më bëri të qesh.

Në përplasjen me Mbappè.

“Ishte një gjë e vogël. Ai ishte i zemëruar për disa ditë, edhe pse i shpjegova se nuk po i drejtoja gishtin. Nuk doja të isha i ashpër me askënd. Sapo iu përgjigja një pyetjeje nga një reporter pas lojës. Kjo eshte e gjitha. Media u përpoq ta hidhte në erë dhe të thoshte se prishi atmosferën në ekip. Ne patëm një bisedë mes të rriturish dhe nuk ishte problem”

Mbi Euro 2021.

“Ne me të vërtetë donim të fitonim, veçanërisht pasi humbëm finalen e Euro 2016 në shtëpi nga Portugalia, e cila ishte shumë e dhimbshme. Ne kishim ekipin më të fortë në letër. Na mungonte ndoshta një kokë pak e ftohtë kundër Zvicrës. Kjo është bukuria e futbollit, çdokush mund të mposhtë ekipin më të mirë në botë. Asgjë nuk është e shkruar paraprakisht”.

Mbi besimin e tij.

“Unë besoj në historinë e Jezusit në Bibël dhe se ajo do të na sjellë më shumë përulësi. Vuajtja është një pjesë themelore e jetës. Ajo ndërton personalitetin tuaj si një qenie njerëzore. Nga këtu vjen forca ime mendore.

Besimi im më ka ndihmuar çdo ditë, veçanërisht kur më është dashur të marr vendime të mëdha. Për shembull , mund ta kuptoni nga libri im pse nuk shkova te Everton dhe pse qëndrova te Chelsea në vend që të nënshkruaja për Interin.

Një gjë që do t’ju them është se Zoti ka një plan për çdo person të vetëm në tokë. Ne e bëjmë tonën rrugën dhe Zoti përcakton ritmin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu