“Bëra rrëmujë për të ikur nga Milani, por i kam borxh jetën dhe shumë! Ju pata thënë mbi Mandzukic…”

Edhe një herë Antonio Cassano përbën lajm, si gjithmonë, sa herë që flet dhe sa herë që thotë gjëra shumë pak dihen…

Ish talenti nga Bari tani është një komentator i futbollit, duke pasur parasysh aftësitë e tij në fushë dhe eksperiencën.

Dhe ai nuk ka absolutisht asnjë gjë për të fshehur, veçanërisht kur ka ndonjë anekdotë për të treguar në lidhje me karrierën e tij të trazuar…

I pranishëm në Twitch në Bobo TV, ose kanali i krijuar nga miku i tij Christian Vieri, Cassano dje foli për të kaluarën e tij te Milani.

Cassano fitoi Scudetto dhjetë vjet më parë me fanellën kuqezi por edhe një Super Kupë Italie.

Por më pas ai u transferua te rivalët e kuqezinjve, Inter.

Cassano shpjegoi arsyet dhe metodat e lëvizjes së tij te zikaltërit në vitin 2012:

“Unë jam një njeri që ndryshon mendje sipas hënës dhe ditës… Fitova me Milanin dhe isha mirë.

Në atë kohë, mundësia për të shkuar në Inter ishte e hapur. Ka qenë gjithmonë ekipi im i preferuar, për të cilin bëja tifo, edhe pse jam i lidhur me Milanin sepse më shpëtoi jetën dhe bëri shumë për mua.

Kam bërë gjithçka për të shkuar te Inter, madje edhe paksa rrëmujë, gjithmonë kam dashur të luaj me zikaltërit. Por unë gjithmonë do ta falënderoj Milanin”.

Rrëfimi i Cassano për të kaluarën e tij te Milan përfundon në këtë mënyrë, me falënderime për Scudetton e fituar pothuajse si protagonist.

Por edhe për zbulimin e keqformimit të zemrës që mund të kishte rrezikuar shëndetin e tij në një mënyrë vdekjeprurëse.

Në pjesën tjetër të transmetimit në Twitch, Cassano foli gjithashtu për problemet e Milanit sot.

Ai ishte kritik ndaj blerjes së Mario Mandzukic: “E meta e vetme e Milanit është një pikëpyetje.

Unë thashë se nuk do të ndihmonte Mandzukic, ata duhej të merrnin një sulmues të besueshëm dhe të shëndetshëm që mund të shënonte disa gola kur Ibrahimovic nuk luan”.

Fantantonio gjithashtu dha këshilla për sulmin: “Mund të kishte shërbyer një lojtar si Caicedo.

Ai qëndron në stol pa polemika, e aktivizon dhe shënon. Nuk do të ishte titullar dhe do të ishte ideali. Kur Ibra nuk është Pioli duhet të përshtasë Leao ose Rebic”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu