Silvio Berlusconi, duke folur për SkySport24, nuk harron Milanin dhe ndalet te kuqezinjtë, derbi, Crvena Zvezda, Pioli por edhe Ibrahimovic.
Derbi: “Si një milanez, më ndodh ndonjëherë të bëj tifo edhe për Interin. Padyshim që zemra ime është e Milanit dhe sigurisht që do të bëj tifo për Milanin të dielën”.

Për Crvena Zvezda: “Ndonjëherë më vijnë ndërmend këto kujtime të mira. Milani ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime”
Pioli: “Ndonjë këshillë për Piolin? Ndoshta do t’i bëj një telefonatë … (buzëqesh)”.

Për Ibrahimovic: “Karriera e tij duhet të përfundojë në një mënyrë të shkëlqyeshme dhe prandaj unë rekomandoj që ai ta përfundojë atë te Milani”.