Bergomi zbulon bisedën me Maldinin: “Më tha se e kërkoi gjysma e Europës por Milani nuk ka shans ta japë…”

Beppe Bergomi, i cili foli për Sky Sport para ndeshjes së sotme mes Milanit dhe Venezias, u ndal te roli i Ante Rebic dhe Rafa Leaos, ku për portugezin dha edhe një prapaskenë merkatoje…

“Për Rebic, aspekti i karakterit jashtë fushës gjithashtu pasqyron atë që ndodh në fushë. Rebic e luan atë rol në mënyrën e tij, por mbetet përcaktues gjithsesi”.

Por, më pas zbulon: “Këtë sezon Milani ka vendosur të vërë bast fort te Rafa Leao.

Fola personalisht me Maldinin që më tha: Lojtari i vetëm që na kerkoi thuajse e gjithe Evropa është Leao, por ne synojmë shumë te potenciali i tij”

Gjatë verës, agjenti Jorge Mendes, solli disa oferta në Casa Milan për portugezin, kryesisht nga Premier League, por që Milani tha “jo” kategorike, pasi të gjitha ishin poshtë 30 mln eurove dhe Maldini nuk do të binte kurrë në një kompromis të tillë kundrejt një lojtari që është ende i ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu