Bergomi te Sky Sport: “Milani ka një shpirt të jashtëzakonshëm ekipor! Do t’ju them atë që mendoj”

Nga studiot e Sky Sport, Beppe Bergomi, legjenda italiane, ka komentuar paraqitjen e Milanit ndaj Atalanta-s, ndeshje e fituar me rezultatin 2-3 për ekipin e Stefano Piolit.

“Milani ka një shpirt të jashtëzakonshëm ekipor, mendoj se ata janë skuadra në Itali me më shumë lojtarë që krijojnë epërsi numerike dhe që driblojnë kundërshtarin”

“Po ju them diçka dhe besojeni: të përballesh sot me Milanin është e vështirë për këdo, madje edhe në nivel evropian.

Me Liverpool kthehej në Ligën e Kampionëve pas kaq shumë vitesh mungesë dhe me Atletico kishte disa vendime gjyqtarësh të gabuara, por mendoj se kuqezinjtë mund të bëjnë mirë edhe në atë kompeticion”.

Milani ka zero pikë në Champions League si pasojë e dy humbjeve të pësuar ndaj Liverpool dhe Atletico Madrid, teksa dy ndeshjet e radhës do të jenë ndaj Porto-s, jashtë fushe dhe në San Siro.

Sa i përket Serie A, ekipi kuqezi ndodhet 19 pikë menjëherë pas Napolit me 21 pikë dhe 7 fitore në 7 ndeshje.

Ekipi i Piolit ka vetëm një barazim, ndaj Juventusit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu