Beppe Bergomi, i cili foli në Sky Calcio Shoë, u ndal te Milani pas fitores 2-0 kundër Benevento:
“Ju nuk duhet të më bindni! Kam kohë që flas mirë dhe nuk do të doja ta ekzagjeroja (qesh). Ka shumë entuziazëm. Ndeshjen ndaj Beneventos nuk e humbasin as me nëntë futbollistë.
Ata besojnë që nga java e parë. Më pëlqyen fjalët e Paolo Maldini para Derbit (“ne kemi ndërtuar një ekip të fortë, ambicioz që nuk i vë vetes kufij”)

Shoh futbollistë që janë në top si: Donnarumma, Kessie, Theo.
Milani u tregua i zoti në shfrytëzimin e situatës që është krijuar që nga periudha shkurt/mars. Nga atje me një bazë të fortë, me Ibrahimovic i cili ka bërë që të gjithë të tjerët të rriten.
Tani ata të gjithë kanë bindje, nëse i shihni numrat.
Lele Adani tha sot në koment, Calabria që ishte një djalë në vështirësi është ai që fiton më shumë dyluftime në kampionatin e Serie A. Të gjithë janë rritur”.