Bergomi: Ky është Milani! Keni dyshime te fitorja e merituar? Po ju them një statistikë…

Fitorja e Milanit në Romë ka rikthyer humorin në ekipin kuqezi dhe kjo sepse skuadra po vuante jashtë mase nga dy humbjet e fundit, ndaj Spezias dhe Interit në derbi.

Ndeshjen e komentoi edhe legjenda e Interit dhe Italisë, Giuseppe Bergomi, i cili për “Sky Sport” tha:


“Milani meritoi fitoren! Plot 12 goditje në pjesën e parë nuk janë pak. Sidomos kur luan në një fushë si ajo në Olimpico dhe ndaj Romës.

Eshtë kthyer të komandojë ndeshjen dhe të luajë ashtu si na ka mësuar, pra me agresivitet, personalitet dhe duke sulmuar pa parë kundërshtarin në sy.

Pa harruar që diti të menaxhojë ndeshjen edhe me tre dëmtime dhe qëndroi deri në fund i përqendruar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu