Bergomi: Ju shpjegoj blerjet e Meite, Mandzukic dhe Tomori! Milani i ka idetë e qarta

Giuseppe Bergomi, ish mbrojtësi legjendar italian dhe sot komentator i Sky Sport, foli për mikrofonat e TMË Radio, duke u ndalur te ekipi kryesues i Serie A, pra Milani.

Cila është pika e kthesës së Milanit?

“Një, vazhdimësia. Dy, afrimi i lojtarëve si Kjaer dhe Ibrahimovic, njerëz që kanë përvojë dhe të cilët i ndjekin të gjithë sepse kanë motivime shumë të forta. Si dhe duhet thënë që tani është një skuadër e gjerë.

Të gjithë vozisin në të njëjtën anë dhe pastaj ka një trajner si Pioli që ka qenë në gjendje të menaxhojë gjithçka”.

Blerja e Mandzukic çfarë sjell?

“Futbolli ynë, pra ai italian, është i ndryshëm nga të gjithë të tjerët, fizikaliteti bën ndryshimin në Serie A.

Mendoj për hollandezët e Milanit, apo Inter me Vieira dhe Materzzi dhe Ibrahimovic, i cili është më dominues sot se dhjetë vjet më parë.

Plus tani nëse vendos në fushë Meite dhe Mandzukic, futbollistë të gjatë 1.90 metra dhe me fizik të fortë, njerëz që kanë një motor të fuqishëm, duke i shtuar aq më shumë Tomori, bëhet një bateri ku ka agresivitet, shpejtësi dhe fizik”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu