Beppe Bergomi, i cili foli në Sky Sport 24, u ndal te analiza për Milanin dhe rëndësinë e disa lojtarëve në projektin kuqezi:
“Milani? Nuk e di se ku mund të shkojë, vetëm di që ata i bënë gjërat mirë, ashtu si duhet! Morën ata lojtarë që kanë prirje të rëndësishme, të cilët po bëjnë mirë në kampionatin e Serie A.
Theo Hernandez është një lojtar fantastik, Rebic shkon në dyqind në orë dhe ndihmon të gjithë ekipin.
Atëherë mendoj se Ibrahimovic i ka bërë të gjithë të rriten! Kessie është bërë ai lojtar që të gjithë prisnin, Bennacer në mes të fushës e detyron Tonalin në stol! Për momentin, ata (Kessie dhe Beanncer) janë dy titullarët, por kampionati është i gjatë dhe ka kupat.
Ekipi u ndërtua shumë mirë dhe Calhanoglu e mori atë në dorë”.