Bergomi i del në mbrojtje Mandzukic: Kini durim, nuk është Ibrahimovic!

Giuseppe Bergomi, i cili foli në Sky Sport, komentoi mbi performancën e Mandzukic kundër Crvena Zvezda.

Sulmuesi kroat luajti sot titullar pas shumë kohësh (gati 2 vite në ndeshje europiane dhe thuajse 1 vit ndeshje kampionati) por nuk la gjurmë.

Tifozët me të drejtë presin më shumë, por Bergomi mbron Mandzukic: “Me Mandzukic duhet durim, duhet të prisni pasi ai duhet të arrijë në gjendjen optimale.

Nuk është Ibrahimovic, suedezi kontrollon një top të lartë dhe e ul atë në tokë ndërsa Mandzukic vetëm e devijon ose e fërkon me kokë.

Sipas mendimit tim kjo e bën atë më shumë të lëvizur sesa qendror, edhe pse mund të jetë një sulmues qendror”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu