Bergomi i befasuar nga Tommaso Pobega: Po më bën përshtypje ai djalë!

Giuseppe Bergomi, i cili foli në TMW Radio, foli për të rinjtë e mundshëm në perspektivë gjithashtu nga një këndvështrim i kombëtares së Italisë, duke përmendur emrin e Pobega, që është në pronësi të Milanit dhe i huazuar te Spezia këtë sezon.

“Pobega po më bën përshtypje, ka një ndryshim të ritmit dhe mund të jetë një zgjidhje tjetër nga ato që Italia ka në dispozicion. Ai po tregon gjëra të bukura”.

Sakaq, po sot, Vincenzo Italiano, trajneri i Spezia, dha një intervistë te “Il Secolo IXI”, në të cilën ai vlerësoi situatën në ekipin e tij.

“Momenti më emocionues i sezonit është padyshim fitorja kundër Milanit, i cili ishte në krye të tabelës. Ishte momenti më emocionues, një ndeshje perfekte, më e mira që kur kam qenë trajner”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu