Bergomi dhe Di Canio nuk kanë më fjalë për Theon! “Çfarë kafshe, askush nuk e thotë por…”

Theo Hernandez vazhdon të rritet dhe tashmë ka marrë përmasat e një Top Player. Francezi është një forcë natyre kur niset në krah, me apo pa top…

Duke folur në mikrofonat Sky Sport, ish-futbollisti i njohur Paolo Di Canio u ndal te komenti i tij për Theo Hernandez. “Theo është shkatërrues! i paligjshëm do të thoja me përshpejtimet e tij dhe kundërsulmet.

Ai është i fortë edhe në mbrojtje. Kurrë nuk e kalon. Është një kafshë e vërtetë kur vrapon. Ai është i çmendur!”…

I të njëjtit mendim është edhe Beppe Bergomi, që gjithashtu nga “Sky Sport” komentoi paraqitjet e francezit të Milanit, deri tani me 3 gola dhe 4 asist.

“Pak njerëz e thonë por Theon nuk e kalon kurrë! Ai jo vetëm që është i fortë në një kundërsulm të frikshëm por edhe në mbrojtje po bëhet shumë i fortë” .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu