Bennacer komenton rikthimin nga vuajtja prej 3 muajsh dhe lajmëron: Tani janë 10 beteja!

Ismael Bennacer u intervistua nga Milan TV në fund të Fiorentina-Milan 2-3. Aktivizimi i algjerianit solli frymëmarrje në mesfushë dhe ndryshoi totalisht loja kuqezi.

Nuk ishte e lehtë të reagoje pas të enjtes, një fitore e karakterit?

“Pajtohem. Po humbnim dhe fituam. Ne kemi bërë mirë ndaj një ekipi të shkëlqyeshëm dhe jemi shumë të lumtur”.

Rikthimi… “Jam shumë i lumtur, për tre muaj nuk kam qenë mirë. Nuk jam akoma 100%, më mungon pak ritëm, por tani jam mirë. Jam shumë i lumtur që mund të ndihmoj ekipin tani”.

Fundi i sezonit: “Na duhej një fitore si kjo. Kanë mbetur akoma dhjetë ndeshje, dhjetë beteja, dhjetë finale. Tani le të mendoj për ekipin kombëtar dhe pastaj do të kthehemi gati”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu