“Bennacer jep besim, në Europë duhen si ai! Tonali ka cilësi të padiskutueshme!”

Gjatë intervistës dhënë Gazzetta dello Sport, Massimo Ambrosini foli për mesfushorët e Milanit: “Bennacer, Tonali dhe Kessie si Ambrosini, Pirlo dhe Gattuso? Pirlo ynë ishte një lojtar unik i këtij lloji, ai e bëri mesfushen të ndryshme nga të gjithë të tjerët.

Por krahasimi qendron dhe unë uroj që ata të gjejnë të njëjtën ndjenjë në fushë dhe të njëjtin bashkim shpirtrash që kishim ne.

Bennacer është gati, jep siguri dhe fizikisht “mbulon” fushën. Në Evropë ka nevojë për lojtarët e tille, me aftësinë për të fituar duele. Ai e ka atë. Tonali po e çliron veten nga një sezon vuajtjesh, sot edhe ai luan me besim.

Nuk merret si e mirëqenë që ata që mbërrijnë te Milani nga një klub i vogël duhet të paguajë çmimin: e rëndësishme është të analizosh vështirësitë dhe të dalësh më i fortë dhe më i plotë. Cilësitë e Sandros janë të padiskutueshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu